KQZ mori tri vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme

13:33 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendor Zgjedhor në mbledhjen e sotme, i ka zëvendësuar 63 kandidatë, nga 86 sa ishin decertifikuar me qëllim të pastrimit të listave.

Edhe pse numri i kandidatëve të decertifikuar ka qenë 86, në mbledhjen e të shtunës në KQZ janë zëvendësuar 63, e kjo për shkak se partitë nuk i kanë dërguar kandidatët zëvendësues në Komisionin Qendror Zgjedhor.

I tërë procesi i certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përfundon të martën.

Ky vendim u mor nga shumica e anëtarëve të KQZ-së.

Kujtojmë, se i decertfikuar ka qenë edhe kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha i cili ka paralajmëruar ankesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme