Nëntë përqindë e të punësuarve janë të varfër pasi marrin paga mujore më të ulëta apo 12000 denarë.
Këtë e tregojnë të dhënat statistikore të platformës maqedonase kundër varfërisë. Kryetarja e kësaj organizate, Biljana Dukovska thotë se janë shqetësuese të dhënat që i merr për çdo vit e që tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro. Ajo thotë se varfëria është më e theksuar tek familjet që kanë vetëm një të punësuar.
“ Duam ti nxisim institucionet ti dëgjojnë rrëfimet e të varfërve dhe qytetarët e përjashtuar social, të ndërmarrin masa për përmirësimin e jetës së tyre, propozojmë të mundësohen beneficione sociale, subvencione për banesa, arsimim, dhe për shëndetësi- tha Biljana Dukovska- kryetare e Platformës maqedonase kundër varfërisë
Një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se çelësi për zgjidhjen e varfërisë qëndron në rritjen e rrogave, luftimin e ekonomisë gri, si dhe punësimet joformale.
“Ligji për rroga minimale në vitet e kaluara ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë. Në Maqedoni për një familje katër anëtarëshe nevojitet të marrin rreth 12000 denarë, për të qenë në nivel të varfërisë. Ne me rritjen e rrogës minimale, gjithë këta të punësuar në mënyrë të rregullt çdo muaj do ti nxjerrim nga varfëria- deklaroi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikave Sociale.
Përveç kulmit mbi kokë, përqindja më e madhe e të varfërve nuk kanë qasje në sigurimin shëndetësor, sigurimin social, ndërsa një pjesë e vogël e të varfërve kanë kushte që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollë. Problem janë edhe të gjithë punëtorët që punojnë në ekonominë informale prandaj kërkojnë që përfshirja e tyre në ekonominë formale me çka do t’u mundësohet edhe shfrytëzim të më shumë të drejtave. Sipas analizës së Entit Shtetëror për Statistikë nga viti 2014 është notuar se 9,3 % e të punësuarve janë të varfër, 40,4 % e të papunëve janë të varfër, ndërsa madje 8,4 % e pensionistëve jetojnë në varfëri.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...