Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për procesin elektoral për zgjedhjet lokale 2017 që do të mbahen me 22 tetor.
Balotazhi, apo raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor.
Kështu paralajmëron e para e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një intervistë për “arbresh.info”.
Ajo beson shumë se partitë politike gjatë fushatës zgjedhore do të kenë një gjuhë të qetë politike dhe pa ofendime e fyerje.
Daka, ka folur edhe për koordinimin e KQZ-së me institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë për të përcjellë mbarëvajtjen e gjithë procesit para dhe në ditën e zgjedhjeve.
Ndërsa sa i përket parandalimit të mundësisë së ndikimit të Beogradit zyrtar në rezultatet se Listës Serbë në zgjedhjet lokale, sikur në zgjedhjet e kaluara, Daka thotë se kjo çështje i takon organeve të sigurisë.
Sipas saj, të gjithë ata qytetarë që janë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, pa marr parasysh se nga cili vend vijnë, qoftë edhe nga Beogradi.
Sipas Dakës, veriu i vendit gjithmonë do të jetë sfidë, për derisa të jetë një situatë siç është tani për tani.
Ajo tregon se si do të zgjidhet problemi i numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.
Daka, duke folur për herë të parë edhe për ish-anëtarin e këtij komisioni, tashmë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Sipas saj, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni NenadRikalo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Daka, thotë se është për keqardhje nëse këto akuza janë të vërteta. Ajo, thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje./arbresh.info/Gita Lushi
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...