Pak ditë pas formimit të Qeverisë së re kryeministri Ramush Haradinaj po ballafaqohet me një test të ashpër në raport me Listën Serbe.
Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile po e kërkojnë shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në keqtrajtimet e shqiptarëve gjatë luftës në vend.
Njëkohësisht eksponentë të lartë të Listës Serbe ditë më parë kanë vizituar Rusinë, shtet ky që e kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës.
Mosshkarkimi ose mossupendimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo (i cili po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë), si dhe përkrahja e Rusisë që ia ka dhënë së fundi Listës Serbe për t’i ndjekur politikat e saja, paraqesin testin e parë për qeverinë “Haradinaj”.
Kjo po dëshmon njëherësh edhe varësinë e Qeverisë së re nga Lista Serbe.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Rikalo së paku duhet të suspendohet në mënyrë që të dëshmohet e kundërta, që Qeveria nuk është e varur nga Beogradi, shkruan gazeta”Zëri”.
Ndërkohë, zyrtarë të partisë së Vladimir Putinit, pas mbështetjes që ia kanë dhënë Listës Serbe në Moskë, kanë thënë se çështjet në Kosovë tash e tutje do të zgjidhen në bashkëpunim me subjektin më të madh politik të serbëve në vend.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy blloqeve opozitare, të LVV-së e LA-së, kanë konsideruar se Qeveria duhet ta shkarkojë sa më parë ministrin serb Rikalo, përderisa vetë Haradinaj para pak ditësh ka bërë të ditur se ka marrë të dhënat nga të gjitha organet e drejtësisë, të cilat, siç ai ka thënë, nuk kanë dëshmuar se Rikalo ka të kaluar kriminale.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë