Google ADS

Këto janë partitë që u ankuan për decertifikimin e kandidatëve të tyre

08:25 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave të dënuar nga gjykatat në tri vitet e fundit.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë se ndonëse Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parasheh që të decertifikohen kandidatët e dënuar, kjo është padrejtësi pasi siç thanë, shumica e atyre që janë decertifikuar janë dënuar për shkelje në komunikacion, shkruan arbresh.info.

Nga ky vendim është prekur edhe kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se kandidatët e decertifikuar kanë të drejtë ankese 24 orë pas këtij vendimi.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it, ka thënë për arbresh.info se deri më tani janë dorëzuar 17 ankesa kundër vendimit të KQZ-së për decertifikimit e kandidatëve për asamble dhe për kryetar komune.

“Deri me tani në PZAP nga kandidatët e subjekteve politike janë dorëzuar gjithsejte shtatë (17) ankesa/apele kundër vendimit të KQZ-së për decertifikimin e tyre nga lista e kandidateve të subjekteve politike respektive për komunat ku kanë kandiduar për këshilltar të Asambleve Komunale”, ka thënë Desku.

Ankesa kane parashtruar kandidatet nga subjekte politike si në vijim:

1. Partia Shqiptare Demokristiane – PSHDK – dega në Gjakovë – 2 apele,
2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK – dega në Ferizaj 1, dega në Mitrovicë 1 apele, dega në Malisheve 2 apele, dega në Podujeve 1 apel, dega në Shtime 1 apel dhe dega në Prishtinë 1 apel. Gjithsej 7 apele.
3. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK – dega në Dragash, 1 apel, dega në Kamenice 1 apel, dega në Istog 1 apel dhe dega në Gjilan 1 apel. Gjithsej 4 apele.
4. NISMA për Kosovën – dega në Prizren 1 apel, dega në Vushtrri 1 apel dhe 1 apel në Fushë Kosovë. Gjithsej 3 apele.
5. Aleanca Kosova e Re – AKR, dega në Shtime, 1 apel”.

Desku ka thënë se PZAP-i, brenda afatit ligjor do t’i shqyrtoj dhe do të vendos lidhur me ankesat/apelet e parashtruara si dhe me kohë do t’i njoftoj ankuesit me vendime.

Ndërsa Valmir Elezi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se subjekteve politike u është dhënë afat për të sjellë zëvendësimet deri të premten në mbrëmje.

Ai ka bërë të ditur se KQZ është në pritje të përfundimit të afatit të dhënë që të dal me informata të detajuara.

“Në mbledhje të KQZ-së do t’iu informojmë më detajisht. Jemi në pritje të përfundimit të afatit të dhënë nga KQZ”, ka thënë Elezi.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë garuar 91 subjekte politike./R.R/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme