KQZ mblidhet në ora 12:00

08:11 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të diskutuar për disa çështje kryesore rreth organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 12:00, në objektin e KQZ-së.

Si pjesë e rendit të ditës KQZ ka njoftuar se do të jenë:

1. Hyrje – znj. Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e certifikuara të Subjekteve Politike,

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatëve, dhe

– Rekomandim për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.

3. Raport i Këshillit për Buxhet dhe Financa:

– Shqyrtimi dhe miratimi i shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.

4. Të ndryshme;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme