Rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës kanë në përbërje të tyre edhe shqiptarë.
Por një nga personazhet kryesorë të trafikut të kokainës në Amerikën Latine dhe më gjerë është Dritan Rexhepi, me origjinë nga Vlora, i cili ndodhet në burg në Ekuador.
Detajet i ka dhënë gazetari Artan Hoxha në emisionin “Kapital” ku ka folur për kriminelët shqiptarë.
Ai ka risjellë në vëmendje Dritan Rexhepin, i cili është cilësuar si mbreti i arratisjeve dhe që së fundmi është kapur në Ekuador me 278 kg kokainë. Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador.
Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës.
“Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare. Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.
Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokaikën në burim, pra nëse ne merremi me canabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët.
Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë. Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”, ka thënë Hoxha.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA