Jeremy Meeks, modeli i njohur që kaloi nga ambientet e burgut në sfilata ka disa kohë që përflitet për tradhtinë ndaj bashkëshortes.
Ai u fotografua në një jaht me trashëgimtaren e Chloe Green, ndërsa tani është bërë publike se janë në një lidhje.
Në një intervistë për Inside Edition, bashkëshortja e tij Melissa ka folur rreth kësaj ngjarje.
“Isha e lumtur për karrierën e tij. A doja që ai të ishte i suksesshëm? Absolutisht. Nuk ishte diçka e lehtë për tu kaluar. Këtë nuk e prisja, u ndjeva keq, u ndjeva e tradhtuar. Besoja te ai, besoja te ne. Mendoja se do kishim një fund të lumtur por nuk pati lumturi për mua. Kur pashë fotografitë, u trondita”, tha ajo.
Kur moderatori insistonte me pyetje, ajo ndërpreu intervistën duke u larguar nga studio pasi po ndihej keq.
Tashmë ka nisur procedurat e divorcit, ku 3 fëmijët mendohet se do i marrë në kujdestari Melissa.
Ndërkohë, Jeremy nuk ka folur asnjëherë për tradhtinë që i ka bërë bashkëshortes apo për romancën që ka me miliarderen, Chloe Green.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?