Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një autobusi në provincën kineze Henan, ka filmuar një ngjarje të pazakontë.
Derisa brenda autobusit po qëndronte ulur një vajzë e re e cila po humbte kohën duke luajtur në telefon, një djalë i ri i afrohet duke munduar ta bëjë për vete, transmeton Telegrafi.
Por, me kalimin e minutave ai vetëm sa bëhej më i mërzitshëm, dhe filloi t’i afrohet edhe më shumë pasagjeres që mundohej ta injoronte.
Dhe kur e kupton se ai nuk e ka ndërmend të ndalet, vendosë ta merr në dorë drejtësinë dhe t’i qëroj hesapet me këtë djalë i cili e ngacmonte vazhdimisht.
Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet momenti kur ajo e godet me shkelm në organet gjenitale, duke ia bërë me dije se nuk mund të luaj me të siç dëshiron ai.
Dhe derisa ai nuk po mund të qëndronte në këmbë nga dhimbjet, pasagjerja dëgjohet duke i thënë shoferit ta telefonoj policinë.
Me të arritur në vendin e ngjarjes ata kanë arrestuar të riun për abuzim seksuale, ku pas pesë ditëve është liruar.
https://youtu.be/RIm0dKIipQk
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve