Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se ministri Rikalo do të ishte ministër edhe në qeveritë tjera. Sipas Thaçit nuk duhet dikush të etiketohet si kriminel nga njerëzit e politikës por sipas tij këtë duhet t’ia lënë organeve kompetente.
“Këtu qëndron edhe jo sinqeriteti i një spektri të caktuar politik. Deri në ditën e formimit të institucioneve të gjitha partitë politike i kanë lutur deputetët e listës serbe që të jenë pjesë e koalicionit”, tha Thaçi.
“Po ky ministër do të ishte edhe në qeveri të tjera. Nuk duhet dikush të etiketohet si kriminel nga njerëzit e politikës. Janë organet kompetente që merren me këto, janë gjykatat, prokuroria që merren me këtë rast”, ka theksuar Thaçi për RTK-në.
Ai ka thënë se deputetët e Listës Serbe nuk janë problem për institucionet e Kosovës.
“Nuk janë problem deputetët serbë për institucionet e Kosovës. Lehtë është me kritiku e me akuzu”./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...