Google ADS

Edhe kjo ndodh në Maqedoni, partisë i kthehet lista e këshilltarëve se ”kishte shumë femra”

20:51 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Dje ka qenë data e fundit për të parashtruar listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe listave për këshillat komunalë.

Pas dorëzimit të listave për këshilltarë të komunave, partia politike ”E majta” ka marrë një përgjigje shumë ”interesante” nga Këshilli Komunal Zgjedhor në Komunën Gjorçe Petrov në Shkup.

”Eh ky është rregulli i zgjedhjeve në Maqedoni. Na kanë kthyer listën e këshilltarëve për Komunën Gjorçe Petrov. Si duket ne kemi më shumë femra se sa kërkohet. Dy më shumë, besoj se bëhet fjalë. Tani është kërkesa që njërën duhet ta ndërrojmë me një mashkull” ka thënë Zdravko Savevski.

Sipas KSHZ-së duhet të ketë së paku 40% gra nëpër lista dhe për këtë kësaj partie i është dhënë afat për ndryshime deri nesër në mesnatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme