Koreja e Jugut është zemëruar nga nisja e fundit raketore e Phenianit, me presidentin Moon Jae-in që paralajmëruar se provokimet e mëtejshme do të rezultojnë me shkatërrim total.
Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë e hapjes së një dialogu me Veriun luftarak, transmeton portali arbresh.info
“Në rast se Koreja e Veriut ndërmerr provokime kundër nesh apo aleatit tonë, ne kemi fuqinë për të shkatërruar (veriun) përtej rimëkëmbjes”, tha kreu i Koresë së Jugut të premten siç u përmend nga agjencia e lajmeve Yonhap.
Moon po fliste pasi Koreja e Veriut nisi një raketë më parë gjatë ditës që fluturoi përmes hapësirës ajrore japoneze dhe u ul në Oqeanin Paqësor rreth 2.000 km në lindje të Japonisë.
“Unë dënoj ashpër dhe shpreh zemërimin në këtë seri provokimesh nga Veriu”, citohet Moon nga Yonhap.
Presidenti i Koresë së Jugut tha gjithashtu se dialogu midis Jugut dhe Veriut është aktualisht i pamundur dhe bëri thirrje për presion më të madh ndaj Veriut./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...