Google ADS

Skandal në Islandë me abuzim fëmijësh, bie qeveria

19:49 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri islandez ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare pas akuzave për mbulim të skandalit të abuzimit seksual me fëmijë që përfshiu babanë e tij, transmeton portali arbresh.info

Një nga tre partitë në qeverinë e tij të koalicionit, e cila u formua vetëm nëntë muaj më parë, Bright Future njoftoi se ata po tërhiqeshin nga qeveria për shkak të “shkeljes së besimit” pasi Bjarni Benediktsson thuhet se u përpoq të mbulonte akuzat se babai i tij ndihmoi në pastrimin e dosjes penale të një pedofili të dënuar.

Duke folur me gazetarët, Z. Benediktsson tha: “Ne kemi humbur shumicën dhe nuk shoh asgjë që tregon se ne mund ta rimarrim atë … po bëj thirrje për zgjedhje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme