Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re.
Në këtë takim është biseduar për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dinamizmin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Për të gjitha këto kam besim të plotë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me zëvendëskryeministrin e parë, Pacolli” ka thënë presidenti.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetje./arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...