Serbia mund të integrohet në Bashkimin Europian edhe para vitit 2025, varësisht se si i përmbushë kriteret e nevojshme, ka thënë Komisioneri i BE’së Johannes Hahn.
“BE është e përkushtuar dhe serioze në dedikimin e saj që ta sjellë Serbinë dhe të tjerët nga rajoni në BE” ka theksuar ai.
Ndryshe Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i ka bërë thirrje Serbisë që të forcojë sundimin e ligjit, të punojë për një treg të përbashkët rajonal dhe të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Komisionari Hahn i cili qëndroi të premten në Beograd, mirëpriti nismën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për hapjen e dialogut brenda serb për të ardhmen e marrëdhënieve me Kosovën.
Beogradi e sheh si pjesën më të vështirë të këtyre bisedimeve kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën.
Bashkimi Evropian nuk i ka kërkuar drejtpërdrejt Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës, por kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
“Bashkimi Evropian duhet të shohë një normalizim përfundimtar, detyrues të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, para anëtarësimit të Serbisë. Të jem tërësisht i sinqertë, nuk duam ta importojmë atë problem nëpër derën tonë të prapme”, tha komisionari Hahn.
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...