Disa njerëz e kanë kompleksin e pamjes fizike dhe shpeshherë janë të destinuar për të kërkuar ndihmë te kirurgu estetik. Por, në fakt ky është një problem që ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e tyre të të menduarit.
Disa psikologë, të drejtuar nga Jamie Feusner në “School of Medicine” të Los Angeles, kanë zbuluar se truri përpunon imazhin e fytyrës, duke e kaluar në qendrat e shikimit të cilat janë të lidhura me patologjinë, çka do të thotë se vuajnë nga një sëmundje psikike e quajtur dismorfofobi.
Studimi i publikuar në “Archives of General Psychiatry” thekson se njerëzit e prekur nga ky çrregullim janë në masën 1-2 për qind, ndërsa 1 në 4 prej tyre tenton vetëvrasjen.
Zbulimi hedh dritë në gjenezën e këtij shqetësimi, edhe pse ngelet ende për t’u kuptuar nëse është i lindur apo fitohet me kohën, transmeton Telegrafi.
Pjesët e trupit më të dukshme janë ato të fytyrës, si hunda, veshët dhe flokët, edhe nëse ndodh që të vihet në pikëpyetje zona të tjera të trupit të tilla si gjoksi, këmbët dhe prapanica.
Manuali i psikiatrisë klasifikon dismorfofobinë e trupit në mes të dobive në limit, edhe pse në realitet nuk mund të konsiderohet si një fobi e vërtetë, sepse njerëzit të cilët e shohin vetveten në pasqyrë si të shëmtuar nuk e gjejnë veten në vështirësi përballë defekteve reale fizike, por kanë vetëm një frikë që shumë herë vjen nga një bindje thuajse delirante, në krahasim me trupat e tyre.
Qëndrimi tipik i atyre që vuajnë nga BDD, është që të shiheni në pasqyrë gjatë gjithë kohës, apo, anasjelltas, kujdesen që të shmangin reflektimet e tyre; edhe këta njerëz përpiqen që tu largohen kontaktet me njerëzit e tjerë dhe vazhdimisht i nënshtrohen kirurgji plastike.
Problemi është se edhe pas rregullimeve këta individë vazhdojnë të jenë të sëmurë, madje edhe ndodhë që gjendja e tyre të jetë e keqe.
Pothuajse gjithmonë, pas një vajzë apo djali që vuan nga dismorfofobia fshihen vështirësi emocionale që nuk mund të gjejnë ndihmë në asnjë mënyrë tjetër, dhe drejtohen mbi trupin.
Ata janë të bindur se nëse ndryshojnë pamjen fizike, çdo gjë do të zgjidhet, megjithatë, janë gjithnjë e më të pakënaqur dhe jeta e tyre bëhet një pelegrinazh në mesin e qendrave estetike, kirurgëve plastik dhe palestrave me shpresën e përmirësimit të pjesëve të tyre difektoze.
Me vështirësi kuptojnë se kanë një problem psikologjik që me kalimin e kohës mund të çojë në sjellje të gabuara në shoqëri.
Çfarë duhet të bëni?
Shpesh shoqëria në të cilën jetojmë, përqendrohet vetëm në pamjen e jashtme, nuk i ndihmojnë njerëzit e pasigurt dhe me vetëbesim të ulët, të cilët zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj këtyre shqetësimeve.
Kur e kupton se gjithë vëmendja juaj përqendrohet të aspektet fizike për të gjetur defektet atëherë duhet të dini se është më mirë të kërkoni ndihmën e një psikologu pa marrë përmasa të mëdha se është një problem shumim i madh psikologjik.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...