“Hungaria mund të përballet me pasoja financiare nëse kundërshton një vendim të Gjykatës Europiane që urdhëron të pranojë pjesën e ndarë të refugjatëve që kanë hyrë në BE”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel.
Vërejtjet sugjerojnë një ngurtësim të marrëdhënieve mes Gjermanise dhe qeverisë së Victor Orban, i cili ka kundërshtuar hapur marrëveshjen e BE-së për kuotat e refugjatëve, transmeton portali arbresh.info
“Kushdo që e hedh poshtë këtë solidatitet, duhet të pranojë se kjo nuk do të kalohet pa pasoja, përfshirë edhe ato financiare”, tha Merkel për gazetën gjermane ‘Nordwest Zeitung ‘.
Më shumë se 1.5 milionë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme kanë hyrë në Europë gjatë vitit 2015.
Gjykata më e lartë e BE-se vendosi më 6 shtator se shtetet anëtare duhet të pranojnë një pjesë të refugjatëve, duke hedhur poshte ankesat e Sllovenisë dhe Hungarisë.
Pezullimi i mbështetjes financiare për Hunagrinë do të sjell pasoja për qeverinë.
Orban, i cili ka ndërtuar gardhe kufitare dhe ka refuzuar pranimin e emigrantëve, ka njoftuar se e ka në plan një ‘kosultim kombëtar’ mbi planin e kuotave të refugjatëve./arbresh.info/
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...