Google ADS

26 të lënduar nga bomba në Londër

18:53 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Një bombë artizanale në metronë e Londrës ka lënë të paktën 26 persona të lënduar.

Ky sulm është incidenti i pestë terrorist në Britani këtë muaj, por fatmirësisht nuk shpërtheu tërësisht, transmeton portali arbresh.info

Disa kanë pësuar djegie e të tjerët janë lënduar nga kaosi i shkaktuar.

“Kemi vlerësuar se ky ishte një shpërthim i një pajisjeje të improvizuar shpërthyese”, tha zyrtari i lartë britanik kundër terrorizmit, Mark Rowley.

Policia tha se një kërkim me qindra detektivë të mbështetur nga shërbimet e inteligjencës ishte duke u zhvilluar për të gjetur se kush ishte përgjegjës.

Ndërkohë është identifikuar i dyshuari i këtij sulmi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme