Google ADS

Dy mënyra shkencore si ta harroni ish të dashurin

18:07 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Është krejtësisht normale të ‘lundroni’ në llogarinë e Instagram-it të ish- partnerit, apo të konsumoni një sasi të tepërt të akulloreve dhe çokollatave disa javë pas ndarjes.

Por a është kjo e shëndetshme? Normalisht se jo.
Ndarjet normalisht se ia shpifin çdo personi, por fatmirësisht shkencëtarët kanë zbuluar disa mënyra efektive si t’i shërojnë emocionet e zakonshme të dhimbjes nga ndarja. Pra, faleminderit shkencë!  transmeton Telegrafi.

Përqendrohuni në të metat e ish- partnerit

A iu ka rastisur të ndaheni me dikë dhe disa muaj më vonë të filloni të mendoni se çfarë keni parë te ai fillimisht?

Një studim i fundit tregon se ne kemi tendencë t’i adhurojmë partnerët romantikë, dhe kësisoj ne nuk i shohim të metat e atij personi.

Por ekspertët sugjerojnë të përqendroheni në të metat që i ka pasur ai person, dhe ta bindni veten se nuk ka qenë i duhuri.

Provoni diçka të re
Është këshillë e zakonshme kjo, por është e rëndësishme që herë pas here të provoni ndonjë hovi, aktivitet apo interes të ri.

Shkencëtarët thonë se duke bërë gjëra të cilat nuk kanë lidhje fare me ish- partnerin tuaj, e duke shkuar në vende të cilat më parë nuk keni qenë me atë, e shpejton procesin e harresës dhe iu ndihmon ta kaloni këtë fazë të dhimbjes!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme