Thaçi mirëpret vendimin e Qeverisë që ndau 100 mijë dollarë për Hjustonin

17:53 | 15 Shtator 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 mijë dollarëve për familjet amerikane, të prekura nga uragani Harvey në Hjuston.

Me këtë rast ai e ka falënderuar Haradinajn për vendimin që morën në Qeveri.

“Falënderoj kryeministrin Haradinaj dhe gjithë ministrat për këtë vendim.

Kjo mbështetje është një simbolikë dhe mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Amerika i ka dhëne popullit tonë”, ka shkruar Thaçi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme