Presidenti Thaçi priti ambasadorin e Kanadasë në Kroaci

17:17 | 15 Shtator 2017
M. A.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Presidenti i shprehu mirëseardhje ambasadorit kanadez dhe njëkohësisht e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kanada i ofron Kosovës.

Ambasadori e uroi presidentin për konstituimin e institucioneve të reja.

Presidenti u shpreh se politika në Kosovë ka treguar maturi dhe se institucionet e reja do të vazhdojnë rrugën e reformave drejt integrimit euro-atlantik të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme