Google ADS

Haradinaj ua tërheq vërejtjen ministrave të tij

17:01 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj po tregohet i ashpër në punën e tij që nga marrja e këtij posti.

Haradinaj ka mbajtur sot mbledhjen e dytë me radhë që prej formimit të Qeverisë dhe pas disa vendimeve që u morën, këshilloi ministrat e kabinetit të tij të jenë çdo herë prezent në mbledhjet e ekzekutivit, shkruan arbresh.info.

“Nuk guxojmë ta përsërisim atë çfarë ka ndodhur në Qeverinë e kaluar ku ka munguar kabineti” u shpreh Haradinaj duke shtuar se përjashtim nga kjo bënë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili mund të jetë në udhëtime jashtë vendit.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme