Haradinaj njofton me pasojat po të mos arrihej marrëveshja me banorët e Shipitullës e Hades

16:46 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shqyrtuar propozim-vendimi që KEK të rishikojë Matricën e të drejtave për metodën e llogaritjes së vlerës së kompenzimit të objekteve të banimit në Shipitullë.

Këtë Matricë, Qeveria vendosi ta inkorporojë në Planin e Veprimit për Zhvendosjen konform dokumentit “Korniza e politikave për zhvendosjen për zonën Fusha e Mihes së Re të Kosovës”, u tha në propozim, shkruan arbresh.info.

Ramush Haradinaj tha se pas shumë diskutimesh është arritur kjo marrëveshje.

“Kjo nuk e ngarkon buxhetin e Kosovës por është ngarkesë për Korporatën e KEK-ut. Sot kemi arritur në moment që me votu për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu Qeveria ka vendosur që tu jap përparësi  për punësim në kushte të barabarta banorëve të zonës së veçantë në fshatin Hade dhe Shipitullë.

“Falënderoj të gjithë që kanë marrë pjesë për punën ne këtë temë. Ministren Reshitaj, Valdrin Llukën, kryetarin e Obiliqit,  Xhafer Gashin, banorët e Hades e Shipitullës. Sikurse  kjo temë të mos ish zgjidh me kohë do të kishim pasur probleme të mëdha dhe mungesë të energjisë elektrike” tha Haradinaj.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme