Philippe Coutinho duket se do të bëjë paraqitjen e tij të parë në Premierë Ligë për këtë sezon kur Liverpooli të përballet me Burnleyn të dielën.
Reprezentuesi i Brazilit mungoi në muajin e parë të sezonit të ri për shkak të lëndimit derisa ishte duke u kërkuar shumë për transferim nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
“Ai duhet të jetë i gatshëm”, tha sot (e premte) trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Ishte vërtetë bukur se si turma e mirëpriti atë kundër Sevillas. Askush nuk ishte 100 për qind i sigurt për këtë, por jam vërtetë i lumtur që ne ishim, si një familje e Liverpoolit, të shpejtë mjaftueshëm për ta bërë këtë. Mendoj që ishte mirë për të”.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...