Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dënon fuqimisht sulmin që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren në Londër nga ku, sipas raportimeve të deritanishme tetëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur.
“Dënoj fuqishëm sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në Londër. Të gjithë personave të pafajshëm, që u plagosën nga ky shpërthim i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne mbetemi fuqimisht të vendosur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, që po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë. Kosova dhe populli i saj solidarizohet me popullin britanik dhe mbetet e palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thënë Pacolli.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...