Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të lejohet veto për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Thaçi tha se është në favor të ndryshimeve kushtetuese mirëpo nuk do të lejohen vonesa të mëdha në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
“Ne do të kryejmë obligimin që kemi shtesë në mënyrë që të kemi pajtueshmërinë për themelimin e FAK por gjithmonë kemi theksuar se jemi në favor të ndryshimeve kushtetuese por në rast të vonesave të mëdha nuk do të lejojmë askënd që të vë veto. Si shtet kemi prioritete të përbashkëta”, ka thënë Thaçi pas takimit që ka pasur me kryeministrin Ramush Haradinaj.
/arbresh.info/
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre