Thaçi për demarkacionin: Jemi të përkushtuar që të ndodh liberalizimi i vizave

14:32 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është e rëndësishme që të ndodh sa më shpejt liberalizimi i vizave dhe se për këtë arsye duhet të bëhet një zgjidhje kur bëhet fjalë për demarkacionin.

Thaçi, i pyetur nga gazetarët se si do ta zgjidhin çështjen e demarkacionit kur dihet se kryeministri Haradinaj ka deklaruar se versioni i nënshkruar nga Thaçi sa ishte ministër i Punëve të Jashtme nuk është korrekt, ky i fundit ka deklaruar se kjo do të shikohen hapësirat e mundshme për liberalizim të vizave, shkruan arbresh.info.

“Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që të gjithë jemi të përkushtuar që të ndodh liberalizimi i vizave sa më shpejt prandaj do t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe do t’ia lehtësojmë detyrat njëri-tjetrit por këtu  duhet të kyqet edhe opozita në mënyrë që të lëvizim më shpejt. Do të shikojmë hapësirat e mundshme për realizimin e vizave sepse është fokus i ynë edhe  themelimi i FAK-ut”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve edhe meritë e partive politike në vend.

“Është një meritë e jashtëzakonshme e partive politike, konstituimi i Kuvendit dhe themelimi i Qeverisë, pa ndërhyrje dhe presion ndërkombëtar, është një kulturë politike që duhet vlerësuar nga të gjithë”, ka thënë ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1539777089420711/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme