Shefi i Misionit të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian (EU EOM) dhe anëtari i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, Alojz Peterle zyrtarisht lansoi misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Gjatë një konference për shtyp, ku u publikua raporti final i misionit mbi zgjedhjet parlamentare, Shefi i Misionit Alojz Peterle u shpreh, “Jam i kënaqur të vazhdoj në rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë nga Bashkimi Evropian, i cili zyrtarisht fillon punën sot.”
“Misioni i ri do të përfshijë shumë anëtarë nga ekipi i misionit të kaluar dhe do të përcjellë formatin dhe metodologjinë e njejtë.”
Ekipi kryesor prej tetë analistëve të zgjedhjeve nga BE do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor për të kryer një vlerësim të hollësishëm gjithëpërfshirës. Mandati i Misionit është të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë shkallën në të cilën zgjedhjet përputhen me legjislacionin vendas, si dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhjet.
Në javën e 18 shtatorit, ekipit kryesor do t’i bashkangjiten edhe 20 vëzhgues afatgjatë, që do të vendosen nëpër Kosovë në ekipe prej dy personash.
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve do të bashkangjiten edhe 42 vëzhgues afatshkurtër si dhe vëzhgues afatshkurtër të rekrutuar në nivel lokal nga shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën, duke e ngritur numrin në rreth 100.
Të gjithë vëzhguesit e EU EOM janë të lidhur nga një kod sjelljeje që kërkon neutralitet strikt dhe paanësi.
Shumë shpejt pas ditës së zgjedhjeve, Misioni do të lëshojë një deklaratë preliminare me të gjetura në një konferencë për media në Prishtinë. Raporti Final, duke përfshirë rekomandimet për proceset e ardhshme zgjedhore do të prezentohet më vonë pas finalizimit të procesit zgjedhor.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve