Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vdekjes së tre personave në sallat e operacionit në QKUK nga futja e gazit të dyshimtë në sistemin e QKUK-së për oksigjenim.
Sami Kurteshi ka thënë në një konferencë për media se rreziku është shumë më i madh se që është paraqitur në media, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, pista e dyshimeve në këtë rast shkon në dy drejtime duke thënë se është e mundur që personat përgjegjës kanë qenë të informuar dhe janë në dijeni për rrezikun dhe se po të njëjtit duan të fshehin ndonjë rrezik të përmasave më të mëdha.
“QKUK sikur edhe shumë institucione të tjera janë institucione ku qytetari e dorëzon jetën e vet që është e garantuar me Kushtetutë në duar të sigurta. Këtu jeta jo vetëm është e garantuar por këto institucione e kanë për obligim ligjor të sigurojnë jetën e njeriut. Duket qartë se neglizhenca e personave përgjegjës ka arritur diku në kufirin e krimit. Deklaratat e shpejta publike që i kemi dëgjuar menjëherë pas rastit lë të dyshohet në dy qëllime dhe hetime shkojnë në dy pista. Është e mundur që personat përgjegjës kanë qenë të informuar dhe janë në dijeni për këtë rrezik që më parë sepse mundësisht kanë pasur dhe kanë dorë vetë në këto keqpërdorim me tenderë të tillë. Është e mundur që personat përgjegjës duan të fshehin diçka që është edhe më e rrezikshme që në çdo moment mund të bëhet publike”, ka thënë Kurteshi.
Sipas tij, këto veprime me qëllim të komplikimit të emrave, institucioneve, kompetencave dhe personave përgjegjës e funksioneve kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia.
Ndërkaq, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku tha se i tërë menaxhmenti është përgjegjës për këtë që ka ndodhur.
“Menaxherët e kanë për detyrë që ta mbikëqyrin sistemin. Mjekët dhe profesionistët shëndetësor janë aty që ta kryejnë obligimin e vet. Këtu po shihet qartë që është dështimi komplet i menaxhmentit”, tha ajo
Mediat sot kanë raportuar se në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, tashmë ka filluar bërja e analizës së obduksionit të tre trupave të personave të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...