Hahn: BE nuk e dëshiron problemin e Kosovës në Union

13:01 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi sot në Beograd se Brukseli nuk dëshiron që përmes “derës së vogël” të marrë problemin e Kosovës në BE.

Ai përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën ndikon direkt në përparimin e mëtejmë të Serbisë në integrimet evropiane.

“Zgjerimi bazohet kryesisht në meritat e secilit kandidat. Ju i mbani çelësat drejt BE-së, por BE-ja duhet të shohë një normalizim të pakthyeshëm stabil të marrëdhënieve me Prishtinën para hyrjes përfundimtare në BE. Nuk dëshirojmë të marrim këtë çështje përmes derës së vogël në BE”, tha Hahn.

Ai tha se nuk ka ardhur në Beograd që të tregojë se si liderët e Serbisë dhe Kosovës duhet të udhëheqin dialogun dhe as të ofrojë zgjidhje të gatshme.

Ndryshe, Hahn sot në Beograd ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me shefin e diplomacisë Ivica Daçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme