Këngëtarja Jehona Lumi ka qenë shumë aktive muajve të fundit duke sjellë projekte të ndryshme muzikore.
Jehona ka publikuar gjatë muajit korrik këngën e saj të re me klip të titulluar “Largësia”, e cila ka arritur të marrë shumë klikime në You Tube, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë mbrëmë ka publikuar coverin që i ka bërë këngës “I Feel it Coming” të yllit amerikan The Weeknd.
Nuk është hera e parë që garuesja e “The Voice of Albania” sjell cover të këngëve të huaja.
Ajo i ka bërë cover më parë edhe këngëve “Side to Side” të Ariana Grande e Nicki Minaj dhe “We don’t talk anymore” të Selena Gomez e Charlie Puth.
Jehona është shumë aktive edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore që mbahen në Kosovë e në vendet e rajonit.
Këngëtarja me zërin e ëmbël ka paralajmëruar se gjatë vjeshtës do të sjell projektin e saj të ri muzikor që do të jetë një baladë./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...