Google ADS

Thaçi takon Veselin, nuk flasin para medieve (VIDEO)

10:12 | 15 Shtator 2017
arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton arbresh.info.  

Pas më shumë se 30 minuta diskutimi, ata nuk kanë folur para medieve rreth asaj që është folur.

Zyra për medie e Presidencës bënë të ditur se për këtë takim do të përcillet komunikatë.

Një ditë më parë Shefja për Ballkan e BE-së, Angelina Eichhorst, i ka kërkuar liderëve shtetëror ratifikimin e Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi, të cilën aktualisht e kundërshton kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët, duke përmendur edhe kushtin tjetër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pasdite, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1539554392776314/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme