Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka flet për herë të parë për ish anëtarin e këtij komisioni, tashmë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Në një intervistë për “Arbresh.info”, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni Nenad Rikalo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Daka, thotë se është për keqardhje nëse këto akuza janë të vërteta.
Ajo, thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.
Ndryshe, dy ditë më parë, “Arbresh.info” ka publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet. Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...