Vendosja e kufjeve në vesh nga ana e Ramës gjatë fjalës së Kryemadhit në Kuvend ka ngjallur polemika të shumta.
I pyetur në “Top Story” mbrëmjen e së enjtesm, lidhur me momentin ai dukej se kishte vënë kufje teksa fliste kryetarja e LSI, Kryeministri mohoi që ta ketë bërë enkas diçka të tillë.
“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata.
Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe mbetemi miq të mirë,” u shpreh Rama.
Por ky veprim i Ramës u komentua nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi fotografinë dhe shkroi në Facebook, “Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dorë”, “xhentellmeni” mbyll veshët!” /albeu.com
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...