Gëzim Devolli, mjek kujdestar i spitalit rajonal të Pejës, ka thënë për Klan Kosova se i dëmtuari nga rasti i sotëm i vrasjes me sëpatë në lagjen ”Dardania”, tashmë është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk kishte komplikime gjatë operimit.
Në prononcimin e tij në Ora e Fundit, Devolli tutje ka rrëfyer momentin se kur janë pranuar pacientët për të cilët tha se njëri u mbijetoi plagëve ndërsa tjetri i cili ishte në moshë rreth 80 vjeçare ndërroi jetë pasi goditjeve me sëpatë.
”Sot rreth orës 16:00 në spitalin tonë janë sjell me autoambulancë dy persona të lënduar. Njëri kishte lëndime me metalik të fortë ndërsa tjetri biri i tij, ishte plagosur me armë zjarri.
Devolli po ashtu tha se pas intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor, i plagosuri cili kishte në trup tre predha, tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
”Me intervenimin e shpejt në sallën operative pacienti është jashtë rrezikut për jetë”.
”Është në trajtim intensiv post-operativ. Komplikime gjatë operimit nuk ka pas, kemi arritur që predhat ti largojmë nga vendi ku është qëlluar”.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban