I ftuar sonte në Tv21 ka qenë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i cili ka folur mbi pregaditjet që po bën partia e tij për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, kandidaturat dhe bashkëpunimet e mundshme me partitë tjera, transmeton Zhurnal.mk
Thaçi ka deklaruar i bindur se në këto zgjedhje partia e tij do të fitojë komunën e Tetovës dhe se do të del PDSH më mirë me rezultat se zgjedhjet e kaluara parlamentare.
“Jam i bindur se në këto zgjedhje do të kalojmë shumë më mirë se zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe jam i bindur tërësisht se Tetovën do e fitojmë”, ka deklaruar kështu Menduh Thaçi.
Ndërkohë që ai ka thumbuar në anën tjetër kandidaturën e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili kandidohet për komunën e Strugës.
“Nëse ju dilni me një parti politike dhe paraqitni programë dhe platformë për të zgjidh problemet madhore dhe më pastaj ikni tek një komunë qoftë rurale apo urbane që të menaxhoni një post atëherë në pyetje është hipokrizia”, shton mes tjerave kreu i PDSH-së.
Ndërsa i pyetur nëse do të zgjidhte mes tre kryetarëve të partive politike shqiptare ai ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë se nami është me u korritë e jo me humbë në zgjedhje.
“Asnjërin, natën e zgjedhjeve nuk jam përgjigjur kështu unë kam menduar se duke e mbështetur në mënyrë formale Lëvizjen Besa që të bëhet rotacion sepse në politikë nuk është nami me humb por nami është me u korritë”, ka shtuar mes tjerave kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...