Google ADS

Basha: Unë nuk mendoj si Berisha për marrëveshjen e 18 majit me Ramën

22:16 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.

Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike.

Megjithatë, Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën, Në këtë pikë, Basha thotë se u detyrua ta bënte atë pakt.

“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”.

Kujtojme që ish kryeministri Berisha dje tha se marrëveshja e 18 majit mes Rames dhe Bashes ishte nje arrtije e shkelqyer e PD-se, por qe Rama e shiti si fitore të vetën dhe Basha nuk ditit t’i bëjë avokatinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme