Google ADS

Avdijaj: Komuna e Istogut nuk i kushtoi rëndësi sportit dhe sportistëve

21:51 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info
Kandidati për Kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agron Avdijaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ritikuar kryetarin e Komunës për mos përkrahjen e sportistëve, shkruan arbrsh.info

Avdijaj ka thënë se përkrahja për sportin në Istog nuk është as për së afërmi e kënaqshme pasi që  ky dikaster është shpërfillur në çdo mandat.

Ai ka renditur edhe disa nga problemet me të cilat përballën sportistët e Istogut.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Sporti në komunën tonë!

Sporti është shumë i rëndësishëm për ne të gjithë, e për të rinjtë në veçanti. Të merresh me sport do të thotë të jesh më i shëndetshëm, të zhvillosh aktivitete sportive është kontribut i madh edhe në aspektin social.

Duke qenë se sporti konsiderohet si kategori e veçantë edhe me Kushtetutë, institucionet lokale dhe ato qëndrore janë të obliguara që ta rrisin vëmendjen edhe më shumë për këtë çështje.

Komuna duhet të krijojë mundësi dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e sportit. Por, përkrahja për sportin në Istog tashmë dihet se nuk është as për së afërmi e kënaqshme, dhe ky dikaster është shpërfillur në çdo mandat.
Këto janë disa nga sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet sporti në komunën tonë:

– Mungesa e vullnetit politik për përkrahjen serioze të sportit (ka pasur buxhet minimal për sportin çdo vit);
– Mungesa e palestrës sportive (projekt i filluar para 10 vitesh);
– Mungesa e mjeteve financiare për klubet sportive (Klubi i futbollit “Istogu” dikur ishte në Supërligë dhe krenari e qytetit, më pas kishte rënë në Ligën e Parë, kurse tani është edhe një ligë më poshtë – Liga e Dytë A.
– Mungesa e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve sportive (shumica e fshatrave nuk i gëzojnë këto hapësira)
– Disa klube tashmë janë shuar, disa të tjera funksionojnë në kushte të vështira. (Shembull: Klubi i basketbollit, i cili realizon gara në Kategorinë e Dytë në nivel kombëtar trajnimet i realizojnë në palestrën e shkollës fillore, ndërsa ndeshjet si vendas i zhvillon në palestrat e Pejës, Klinës, etj)
– Klubi i Hendbollit të vajzave përkundër sukseseve të arritura vazhdon të përballet me probleme të mëdha infrastrukturore dhe financare.

Sporti është në situatë emergjente, e mu për këtë, pritet e duhet mbështetje serioze. Si kryetar i ardhshëm i Komunës, do të ndërmarrë këto veprime:

  1. Ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytet dhe fshatra;
    2. Rritjen e buxhetit komunal për përkrahjen e klubeve sportive;
    3. Lobimin për gjetjen e sponsorëve seriozë për përkrahjen e klubeve;
    4. Do të angazhohem me tërë potencialin për nxitjen dhe përkrahjen e nevojshme për përfundimin e palestrës sportive;
    5. Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet klubeve dhe shoqatave të ndryshme sportive me shkollat me qëllim në identifikimin e talenteve të rijnë.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Istogut synojmë që sporti si aktivitet i përditshëm e i domosdoshëm të bëhet i arritshëm përmes koordinimit, bashkëpunimit dhe investimeve në infrastrukturë

 

Fotografia e Agron Avdijaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme