Ushtarët kurdë kapin shtetasin amerikan që luftonte për ISIS-in

21:27 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Raportet ushtarake amerikane thonë se njq qyetar amerikan që luftonte për Shtetin Islamik është kapur nga ushtarët kurdë në Siri dhe më pas u është dorëzuar forcave amerikane.

Sipas CNN, një zyrtar ushtarak amerikan tha se shtetasi amerikan është dorëzuar të ushtarët kurdë, transmeton portali arbresh.info

“Ne kemi krijuar aso raportesh me ushtarët kurdë dhe besojmë që çdo luftëtar që ata e kapin do ta dorëzojnë të autoritete e duhura”, ka thënë Kolonel Ryan Dillon para gazetarëve në Pentagon.

Vendndodhja dhe identiteti i shtetasit amerikan nuk janë bërë të ditura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme