Parazitët që gjenden në fekalet e maceve shkaktojnë tri sëmundje të tmerrshme

20:15 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, parazitët që gjenden në fekalet e maceve mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit, madje edhe kancerin.

Paraziti i quajtur ‘Toxoplasma gondii’, të cilën e bartin rreth 30 përqind të maceve mund të prekë 1,000 gjene të lidhura me kancerin, transmeton portali arbresh.info

Pasi një person infektohet, proteinat nga paraziti gjithashtu mund të ndryshojnë komunikimin mes qelizave të trurit, të cilat mund të rrisin rrezikun që ai person të preket nga Alzheimeri, Parkinsoni dhe epilepsia.

Deri me tani është këshilluar që vetëm gratë shtatzëna të bëjnë kujdes me këtë bakterie, pasi ai mund të dërgojë në abort spontan dhe dëmtime të zhvillimit të fetusit, veçanërisht trurit dhe syve.

Njerëzit që preken nga ky parazit shfaqin simptoma të një gripi të lehtë.

Autori i studimit Dennis Steindler nga Universiteti Tufts në Massachusetts, ka theksuar se studimi ka sjellur detaje më të ndryshme nga ato që janë paraqitur deri me tani.

Ata kanë theksuar se njerëzit që preken më shumë nga ky parazit janë ata që jetojnë në një mjedis të ndotur, që janë të prekur nga infeksionet tjera, kanë imunitet të dobët dhe jetojnë me stres./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme