Zbulohet e ardhmja e Verratit

19:24 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

E ardhmja e afërt e Marco Verrattit  vijon të jetë e lidhur me PSG por agjenti Mino Raiola nuk e përjashton mundësinë e një largimi nga kryeqyteti francez në të ardhmen.

Në të vërtetë mesfushori ishte në shënjestrën e Barcelonës në merkaton e kësaj vere, kohë në të cilën vendosi të ndërronte agjent duke kaluar në menaxhimin e super agjentit Mino Raiola.

Presidenti i klubit francez refuzoi kalimin e Italianit Verrati tek katalanasit, edhe pse kjo ishte dëshira e 24 vjecarit. AL Khelaifi i druhej pasojave që mund të sillte në Katar trasnferimi i në Spanjë i Verratit.

Raiola gjatë një emisioni sportiv deklaroi se ai nuk është një parashikues ndaj nuk mund të flasë konkretisht lidhur me të ardhmen e mesfushorit, por për momentin theksoi Raiola, Verrati do të qëndrojë tek Parisi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme