Google ADS

8 shenja që tregojnë se jeni duke takuar një psikopat

18:55 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Psikopatët në mënyrë të shpejtë janë kthyer në një ikonë të kulturës pop, por kjo është interesantë vetëm kur ata i shikon nëpër seriale ose filma të ndryshëm.

Kjo kthehet në një sfidë të vështirë në jetën reale, transmeton portali arbresh.info

Rreth 1 përqind e popullsisë shfaqin shenja të kësaj ‘sëmundje’, kështuqë për të pasur kujdes se kë takoni, duhet të ndiqni këto rregulla.

  1. Egoistë

Nëse partneri juaj tregohet tepër i sigurtë për aftësitë e tij, ai mund të jetë një lloj psikopati. Ata janë narcisoidë dhe marrin të drejtë për t’u vetëvlerësuar. Hulumtuesit kanë gjetur se një numër i lartë i psikopatëve punojnë në sektorin financiar.

  1. Kanë një kaluar shumë ngjyrëshe

Një studim ka zbuluar se ata në të kaluarën kanë shfaqur seksualitet të lartë. Ky tipar lidhet me faktin se ata kanë pasur partner më shumë sesa është mesatarja.

  1. Nuk kanë frikë

Disa studime kanë gjetur se psikopatët angazhohen në akte heroike, sepse janë më të patrembur në krahasim me popullatën e përgjithshme.

  1. Impulsiviteti

Sipas studimeve të shumta, psikopatët kanë gjasa të veprojnë në mënyrë impulsive, pa i menduar pasojat. Kjo ndodh për shkak se ata janë tepër të ndjeshëm ndaj lëvdatave.

  1. Mungesa e ndjeshmërisë

Ju sigurisht ndjeni keqardhje për ndonjë ngjarje të prekshme. Por kjo gjë nuk ndodh edhe te psikopatët. Mëqe ata edhe janë të prirur të gënjejnë, ndjeshmëria e tyre zbehet shpejt.

  1. Mungesa e pendimit

Hulumtimet kanë gjetur se psikopatët mund të ndjejnë keqardhje, por zakonisht kur vendimi i keq ndikon drejtpërdrejt në ta, ata nuk ia dalin të mësojnë.

  1. Marrëdhëniet e tyre me të vërtetën

Nëse e gjeni që partneri juaj po ju gënjen për një kohë të gjatë, atëherë kuptojeni që keni të bëni me një psikopat. Në radhë të parë ata janë të pandershëm dhe kjo vjen për arsye se ata janë të prirur për të mashtruar.

  1. Janë asocialë

Psikopatët kanë tendencë që të shkojnë nga një person te tjetri dhe të shkatërrojnë urat lidhëse. Gjithashtu, studimet thonë se ata nuk kanë marrëdhënie të mira me familjen, por as me miqtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme