Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për vazhdimin e një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka folur për Grupin e Unitetit duke thënë se ai do të përbëhet nga përfaqësuese nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, Mediat, Shoqëria Civile e përfaqësues nga të gjitha partitë politike, raporton arbresh.info
“Dialogu nuk ka alternativë. Mbetet mënyra e vetme për ti zgjidhur mosmarrëveshjet. Në këtë drejtim kam përkrahur dhe vazhdoj të marr pjesë në dialog. Është hapur kapitulli i dialogut i mirëkuptimit. Kemi arritur marrëveshje në 2011. Disa nga to janë miratuar e disa nga to kanë ngecur. Tani duhet një dialog i ri që të përmbyllim këtë proces që është interes i Kosovës, i rajonit e i ndërkombëtarëve”, ka thënë Thaçi.
“Grupi i unitetit do të përbëhet nga përfaqësues të Kosovës, të presidentit të kuvendit të qeverisë do te jenë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, nga shoqëria civile nga mediat. Ne fund të këtij procesi do të kemi një marrëveshje të mirë mes dy vendeve. Natyrisht për të arritur ky sukses duhet që BE të mbetët e përkushtuar në këtë marrëveshje”, ka theksuar Thaçi
Ai ka thënë se në fazën përfundimtarë të dialogut, ka kërkuar ndërhyrjen direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në fazën përfundimtarë kam kërkuar ndërhyrje direkte të ShBA-ve.”.
Presidenti Thaçi këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”./arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...