Google ADS

Kuvendi miraton komisionet parlamentare

17:22 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte emrat e propozuar nga grupet parlamentare për kryesimin e komisioneve të përhershme.

Në seancën e mbajtur janë miratuar me 128 vota pro ndarja e deputetëve. Kështu, Partia Socialiste do të drejtojë 5 komisione të përhershme, PD 2 komisione dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 komision.

Ajo që bie në sy nga ndarja e posteve është fakti që PD i ka lënë LSI-së përveç Komisionit të Shëndetësisë për Petrit Vasilin (më parë ishte zgjedhur Bardh Spahia), edhe pozicionin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm, ku më parë ishte zgjedhur Tritan Shehu.

Me marrëveshje, këtë pozicion e ka marrë Klajda Gjosha, ish-ministre e LSI-së. Ndërkohë, në të njëjtën seancë janë zgjedhur Vasilika Hysi dhe Edi Paloka nënkryetarë të Kuvendit. Përbërja e komisioneve është kjo:

Komisioni i Ligjeve

-Ulsi Manja kryetar, PS
-Eduard Halimi zv/kryetar, PD
-Klotilda Bushka sekretare, PS

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

-Erjon Brace kryetar, PS
-Jorida Tabaku zv/kryetare, PD
-Anastas Angjeli sekretar, PS

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

-Ermonela Felaj kryetare, PS
-Flamur Noka zv/kryetar, PD
-Pjerin Ndreu sekretar, PS

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese

-Eduard Shalsi kryetar, PS
-Florian Mima zv/kryetar, PD
-Besnik Bare sekretar, PS

Komisioni i Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik

-Albana Vokshi kryetare, PD
-Milva Ekonomi nënkryetare, PS
-Fidel Ylli sekretar, PS

Komisioni i Shëndetësisë

-Petrit Vasili kryetar, LSI
-Elisa Spiropali nënkryetare, PS
-Klodiana Spahiu sekretare, PS

Komisioni për Politikën e Jashtme

-Mimi Kodheli kryetare, PS
-Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI
-Elona Gjebrea sekretare, PS

Komisioni për Integrimin Europian

-Genc Pollo kryetar, PD
-Bledar Çuçi nënkryetar, PS
-Fatmir Velaj sekretar, PS

/ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme