Muharrem Nitaj, anëtar i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj, i ka vënë në dyshim akuzat ndaj Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo për krime lufte në Kosovë.
Sipas Nitajt, banorëve të një lagjeje në Prishtinë, që një natë më parë akuzuan në media ministrin e Qeverisë Haradinaj për tortura gjatë kohës së luftës, vetëm pasi ai u emërua Ministër i Bujqësisë, befas iu kthye kujtesa dhe shpërthyen kundër Rikalo.
Ndërkohë që, Nitaj, thotë se Nenad Rikalo është fytyrë publikë edhe para emërimit në krye të ministrisë së Bujqësisë.
Ky është reagimi i plotë i Muharrem Nitajt në facebook:
Une nuk e di kush ka qene Nenad Rikalo ne vitin 1999 dhe as cfare ka bere. Une e di se ai parpara se te behej minister ne Qeverine Haradinaj, ka qene anetar i KQZ-se, dhe cuditerisht as qytetaret, as gazetaret e as analistet e djeshem e politikanet e sotem, deri ne kete moment nuk ishin marre me te.
Ky njeri ka qene ftyre publike dhe shpesh ka dale ne televizor dhe eshte pak e cuditshme se si deri me sot askujt nuk i ishte kujtuar fyetyra e tij!
AKI-a, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosoves, po thone se ai nuk ka rekorde kriminale. Tashti, ose ktyre qytetareve beftas u eshte kthyer kujtesa, ose dikush po don qe ate ta shnderroje ne ‘casus belli’ per ta goditur Ramush Haradinajn!
Te jete si te jete, vec “flliqt mos te luhet”, sepse jane lodhur njerezit. (sic)
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...