Bashkimi Evropian ka plane të mëdha në agjendën e tij për Kosovën dhe duhet bërë shumë punë në këtë drejtim.
Kështu ka thënë sot në Kosovë, drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Angelina Eichhorst.
Sipas saj, për BE-në është shumë i rëndësishëm sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale e cila ndërlidhet me të qenit unik si BE, shkruan arbresh.info.
“Është një përkrahje e pa rezervë për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe mendoj që ka ardhur koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë këtë përkushtim fuqimisht. Ka shumë sfida përpara”, ka thënë Eichhorst.
Ajo i ka rikujtuar Parlamentit të Kosovës që duhet t’i përvilet punës dhe të miratojë ligjet me rëndësi.
“Ka edhe shumë ligje që urgjentisht duhet të kalohen në Parlament. Njerëzit duan punë, duan shëndetësi, edukim dhe është shumë e rëndësishme që të sundoj ligji. Ne jemi të gjithë evropianë. Ne jemi të gjithë pjesë e familjes evropiane. Dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, ka përfunduar Eichhorst.
/arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...