Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur paramilitar të rexhimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, ministrin e ri të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Zemaj, ka reaguar pas publikimit në media të dëshmive kundër Rikalo duke kërkuar nga Prokurorët që të shikojnë këto storie, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Ministri i Qeverise së ” patriotëve, paramilitari i rezhimit të Millosheviqit Rikallo i cili kishte rrahur dhe maltertuar student të komunës së Deçanit( përshkrim autentik nga banoret e Dardanisë) sot njeriu kryesor i ndarjes së buxhetit prej 60 milion të taksapaguesve të ndershem për subvencionet në bujqësi.
Sigurishte përfituesit e parë do jenë pikërishte kreret e këtij koalicioni dhe grupet e tyre të cilet privatizuan ( uzurpuan) qindra hektar tokë bujqësore në Komunen e Deçanit. Ndersa studentet e rrahur dhe maltërtuar të kohes së paraluftës do shikojnë tash nga afer se si vazhdon paraqitja e figurave të okupimit se bashku me “çlirimtaret” duke hedhur subvencione politike sidomos tash para zgjedhjeve lokale.
Prokuror të shtetit nese jeni ksajde shikoni ju lutem storiet dhe dëshmit publike të paramilitarit Rikallo para dhe gjate luftës./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...