Arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit është djegur gjatë natës. Persona të paidentifikuar, mësohet se më në fund ja kanë dalë që të zhdukin të gjithë arkivën.
Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se asgjësimi me zjarr i kësaj arkive ishte tentuar edhe 4 herë të tjera që të digjet, por nuk ia kishin dalë.
Me herën e pestë mbrëmjen e djeshme ja kanë dalë. Burimet thanë se policia kishte marrë edhe më parë informacione në lidhje me tentativat, por nuk kishte vepruar.
Edhe sot policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje duke mos e bërë publike.
Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren