Sekretari i përhershëm i ministrisë së punëve të jashtme të Britanisë, McDonald dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, kanë vizituar Doganën e Kosovës, ku është diskutuan për fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.
Simon McDonald takoj drejtori e Përgjithshëm Bahri Berishën dhe shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes projektit të përkrahjes teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat.
Gjatë takimit Berisha e informoj me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit, si dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës.
Sipas një komunikate të Doganës, gjatë vizitës McDonald vizitoi qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.
Në përfundim të takimit McDonald ftoj Berishën që të marr pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Wilton Park, ku tema është diskursi i sigurisë në shtetet Ballkanike./Indeksonline/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën