Casemiro: Madridi ka nevojë për Ronaldon

11:38 | 14 Shtator 2017
Arbresh Info

Casemiro beson që Real Madridi ka nevojë për sulmuesin Cristiano Ronaldo që të rikthehet pas dy barazimeve të njëpasnjëshme në La Liga.

Ylli portugez humbi ndeshjen ndaj Valencias dhe Levantes për shkak të suspendimit, por u rikthye në fitoren e së mërkurës 3 me 0 ndaj Apoelit, transmeton portali arbresh.info.

“Ne gjithmonë kemi pasur nevojë që Cristiano të rikthehet, ne gjithmonë kemi nevojë për të”, tha Casemiro për gazetarët pas ndeshjes.

“Sigurisht ne kemi lojtarë tjerë kur Cristiano nuk mund të jetë me ne por ne gjithmonë llogarisë në të për shkak të nivelit të tij dhe talentit”

“Ne kemi barazuar në disa ndeshje dhe kundër Apeolit ne kemi pasur nevojë për besim, për të nisur me fitore sërish dhe ne bëmë punën tonë”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme